Ekipi pritës i TikTok Corruption Albania

Bordi përbëhet nga tre anëtarë qëçdo javë vlerësojnë krijimet e studentëve.

Bordi TikTok do të përzgjedhë dhe fituesit për tre thirrjet publike që do të shpallen në kuadër të këtij projekti, të cilët do të vlerësohet edhe në aspektin monetar.

 

Elvin Luku – Drejtues i projektit 

Gazetar, studiues i komunikimit dhe drejtues i Qendrës Shqiptare MediaLook. Ka fituar gradën shkencore “Doktor” në Shkenca Komunikimi pranë Departamentit të Gazetarisë & Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Autor i librit Talk shoë: Para dhe pas ekranit. Pedagog dhe kërkues shkencor pranë Departamentit të Gazetarisë e Komunikimit – UT. Ai është gazetar me një karrierë mbi trembëdhjetëvjeçare në televizion, shtypin e shkruar dhe mediat online.

 

Artan Fuga – Këshilltar për strategjinë dhe etikën

Anëtar i Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Prof. dr. Artan Fuga është pedsagogi Sociologjisë, Filozofisë dhe Shkencave të Komunikimit pranë Departamentit të Gazetarisë & Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Pedagog dhe kërkues shkencor pranë IPAG, Francë. Autor i dhjetëra botimeve në fushën e filozofisë, sociologjisë e shkencave të komunikimit. Ndër botimet më të spikatura mbi median, politikën dhe opinionin publik, do të veçonim librin “Mediamorfozë dhe metakomunikim”.

 

Dorjana Daka – Kryeredaktore

Gazetare, eksperte komunikimi. Eshtë diplomuar në gjuhë e letërsi ruse dhe drejtësi në Universitetin e Tiranës. Përgjatë karrierës 25-vjeçare, në media, ka ushtruar detyrat e zëvendës/kryeredaktores së gazetës “Shqip”, ka qenë autore emisionesh dhe dokumentarësh në televizionet kryesore në Shqipëri dhe moderatore emisionesh.  Si eksperte e medias ka ofruar konsulencë në projekte të Bankës Botërore, Bashkimit Europian dhe organizatave e institucioneve  të tjera lokale dhe ndërkombëtare.  

 

 

Erion Elezi – Webmaster

Zhvillues i portaleve online, programeve kompjuterike dhe dizajner. ErionElezi ka marrë gradën shkencore “Master” me kërkimin shkencor “Optimizimi i një ëebsite në motorët e kërkimit (SEO)”, pranë Departamentit të “Informatikës dhe Biznesit” në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Aktualisht ai punon si ëebmaster pranë televizionit me licencë kombëtare në transmetimet dixhitale, Vizion Plus.

 

Redaksia me 5 studentë që raportojnë përmes TikTok:

 

Ester Kurrizo

Eshtë diplomuar për gjuhë greke. Aktualisht, vazhdon studimet në vitin e dytë të masterit për gazetari e komunikim me profil Komunikimin Ndërkulturor.Ka kryer praktika të shkurtra pune, në profesion, pranë “Ora news” dhe në portalin “Vizion”. Punon edhe si manaxhere e rrjeteve sociale.

 

Klotilda Kola

Studente në degën e inxhinierisë informatike, master viti i parë. Ka  punuar si anketuese në regjistrimin e fermerëve në terren, pranë kompanisë “Abkons”

 

Klevis Mehaj  

I diplomuar për gazetari dhe shkenca komunikimi. Aktualisht është në vitin e dytë të masterit në degën Marketing Mediatik. Ushtron profesionin e gazetarit në TV. Ka një përvojë disa vjeçare pune, si gazetar, në mendiat lokale dhe kombëtare.

 

Xhenikea Ndoj

Studente e vitit të 3-të në degën e arkitekturës dhe urbanistikës. Jam e apasionuar ndaj videove dhe veçanërisht Tik Tok.

 

Kristina Blana

Eshtë diplomuar për gjuhë dhe letërsi greke. Aktualisht është studente e vitit të dytë e  master në Komunikim Ndërkulturor. Ka kryer një praktikë profesionale në “Ora News”

Comments 0

No comments found