Mbi Qendren Shqiptare MediaLook

Qendra Shqiptare MediaLook e cila drejton projektin “TikTok Corruption Albania” mbështetur financiarisht nga Ambasada Zvicerane, synon rritjen e lirisë së medias, fjalës së lirë, zhvillimin e gazetarisë investiguese, edukimin mediatik, komunikimin publik si dhe nxitjen e angazhimit qytetar në jetën publike përmes platformave tradicionale e te reja. Gjithashtu, ajo ka për qëllim përmirësimin e fushatave të marrëdhënieve publike, marketingut dhe te agjencive / subjekteve të ndryshme publike dhe private. 

 

Qendra Shqiptare MediaLook zhvillon veprimtarinë e saj në këto drejtime:

 

  • Monitorime, vëzhgime, studime dhe analiza mbi produktin e gjithë spektrit mediatik, ku përfshihen televizione, gazeta, radio, portale online, platforma të konverguara e media sociale, me qëllim përmirësimin e ofertës mediatike;

 

  • Ndërmarrjen dhe aplikimin e projekteve kërkimore, studimeve dhe analizave mbi raportin mes mediave dhe pushteteve të tjera;

 

  • Vëzhgime, monitorime dhe studime të punës së agjencive publike, private dhe OJF-ve të fushës së komunikimit masiv;

 

  • Zbatimin e projekteve në evidentimin e arritjeve dhe problematikave të teknologjive të informacionit, mes të cilave dhe mediat e reja, mediat sociale e mediave të konverguara;

 

  • Organizimin e seminareve, tryezave dhe realizimin e fushatave sensibilizuese mbi mënyrën e raportimit të mediave në raport me grupet e margjinalizuara, çështjet gjinore, komunitetit LGBT, të pastrehët, etj...;

 

  • Zhvillimin e tryezave, trajnimeve dhe fushatave sensibilizuese për edukimin e audiencave me qëllim rritjen e kapaciteteve përthithëse e analizuese të mesazheve që përcillen nga mediat e komunikimit masiv, tradicionale e tw reja;

 

  • Zhvillimin e seminareve dhe seancave praktike mbi “computer literacy”, me qëllim edukimin e aktorëve mediatik dhe audiencave në përdorimin në mënyrë efikase të gjithë gamës së programeve, aplikacioneve, mediave online e atyre sociale që ofrohen në web 2.0

 

  • Ndërmarrjen dhe zbatimin e projekteve mbi problematikat e komunikimit duke përfshire këtu, strategjitë e komunikimit publik, fushatat sensibilizuese, marrëdhëniet publike, sjelljes dhe komunikimit qytetar në raport me institucionet publike e private dhe anasjelltas;

 

  • Zhvillimin e platformave dhe portaleve që nxisin pjesëmarrjen qytetare në debatin dhe vendimmarrjen publike;

 

  • Ndërtimin e platformave me qëllim rritjen e cilësisë raportuese të gazetarëve profesionistë por dhe gazetarisë qytetare në funksion të interesit publik;

 

  • Organizimin e tryezave në funksion të tematikave kryesore të aktualitetit me qëllim nxitjen e fjalës dhe mendimit të lirë dhe artikulimit të tij në hapësirën publike;

 

  • Hartimin e draft propozimeve që mund të shërbejnë në rritjen e lirisë së medias dhe gazetarëve në vend;

 

  • Qendra ofron shërbime në fushën e komunikimit masiv për të tretët, jo me qëllim fitimi, duke u bazuar në studime, monitorime, raportime dhe/ose vëzhgime e investigime që Qendra ndërmerr. Kjo përfshin edhe studimin e fushatave të marrëdhënieve publike dhe të marketingut të personave publikë, personave juridik, të agjencive të ndryshme, bizneseve, etj. Ajo jep këshillime dhe rekomandime për përmirësimin e strategjive të komunikimit të palëve të treta.

 

  • Qendra realizon projekte në bashkëpunim me të tretët, ose në mënyrë autonome, që kanë për qëllim edukimin dhe / ose formimin profesional të pakonvertuar në një diplomë universitare të të interesuarve në fushën e medias masive dhe komunikimit;

 

  • Qendra është e autorizuar të realizojë botime dhe transmetime video të çdo forme e formati, produksione televizive, tekste, revista, fletëpalosje, etj., dhe në platforma të tjera nëpërmjet të cilave bën publike punimet e saj ose të bashkëpunëtorëve të saj.

 

Comments 0

No comments found