Projekti TikTok Corruption Albania: Korrupsioni zbuluar nga video infotainment

Platforma e videove Tik Tok ka tashmë vëmendjen e brezit të ri, ndërsa numëron mbi 500 milion përdorues në botë, një pjesë dhe në Shqipëri.

Interesi i madh nga audiencat e reja ka bërë që shumë media të mëdha, si Washington Post apo NY Times punësojnë gazetarë profesionistë që i qasen dhe konceptojnë ngjarjet për target grupin e të rinjve në këtë formë.

Projekti ynë synon të krijojë urë lidhëse mes mediave tradicionale dhe audiencave të reja që përdorin këto lloj platformash. Rastet e raportimit nga mediat mbi korrupsionin në të gjitha fushat dhe format të “përkthehen” për t’u raportuar përmes TikTok.  

Realizimi i këtij projekti, i cili drejtohet nga Qendra MediaLook dhe që është mbështetur financiarisht nga Ambasada Zvicerane do të kryhet përmes disa hapave:

  1. Vëzhgim i mediave për të evidentuar raportimet e korrupsionit.
  2. Krijimin e një portali të konceptuar sipas specifikave të raportimit Tik Tok.
  3. Angazhimin disamujor të një grupi studentësh të cilët do të realizojnë materialet e shkurtra Tik Tok kryesisht të mbështetura në raportimet e mediave.
  4. Shpalljet e te paktën tre thirrjeve ose konkurseve për videon më të mirë Tik Tok ku do të jepen dhjetëra çmime, me vlerësim monetar.
Comments 0

No comments found