Thirrje publikut për pjesëmarrje në konkurs

Qendra shqiptare MediaLook, në kuadrin e projektit Tik – Tok Corruption Albania, mbështetur nga Ambasada e Zvicrës, ju fton të konceptoni, prodhoni dhe dërgoni video Tik – Tok me tematikë nga kritika e korrupsionit në jetën politike, ekonomike, sociale, familjare, etj.

Eshtë fjala për të marrë pjesë në një konkurs që përkon me talentin dhe pasionin tuaj në këtë fushë!

Filloni qysh sot të dërgoni pa kufizim videot tuaja më të mira Tik - Tok! Ka shumë mundësi që njera prej tyre të fitojë çmim!

 Të provoni forcat tuaja, të vlerësoheni nga profesionistë të medias, të bëheni të njohur nga bota e mediave masive, të hapni karrierën tuaj në fushën e medias dhe komunikimit masiv, të keni famë edhe më të madhe si tik-tokëra!

 Konkursi përsëritet 3 herë deri në fundin e nentorit 2020. Konkursi i parë nis pranimin e videove nga data 20 qershor 2020 deri në 31 gusht 2020. Për këtë periudhë ndahen 5 çmime, të cilat në varësi të shkallës të gjithë shoqërohen me honorare dinjitoze për fituesin, me qëllim që ai të zgjerojë mundësitë e tij njohëse dhe krijuese.

 Cmimi i parë 35.000 lekë

Cmimi i dytë 25.000 lekë

Cmimi i tretë 20.000 lekë

Cmimi i katërt 15000 lekë

Cmimi i pestë 3000 lekë

 Në konkurs pranohen krijime nga të reja e të rinj që plotësojnë këto kritere:

  • Janë nxënës të shkollës të mesme ose studentë në universitete;
  • Janë shqiptarë nga Shqipëria ose viset me popullsi shqiptare të Ballkanit;
  • Kanë së paku një profil në rrjetet sociale në përdorim prej më shumë së paku 1 vit;
  • Pranojnë që bashkë me produktin e krijimtarisë së tyre të konsiderojnë se kanë dhënë edhe të drejtën e distribuimit të videos së tyre nga platformat e projektit;

 Nëse dalin fitues, për të tërhequr honorarin të paraqesin dokumente identifikimi si edhe një numur llogarie dhe pranojnë të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes të çmimeve.

 

Kujdes! 

Videot e krijuara dërgohen dhe uploadohen në website me adresë

www.tiktokcorruption/al/uploads 

Videoja e dërguar për konkurs nuk lejohet të transmetohet nga autori ose nga askush tjetër në platforma të tjera paralele ose në rrjete sociale. Cdo botim i saj paralel e skualifikon videon nga konkurimi.

Videot Tik – Tok nuk duhet të jenë më e gjatë se 60 sekonda.

 Mosplotësimi i njerit nga kriteret e pranimit të autorëve sjell skualifikimin e menjëhershëm të tij.

Video e dërguar ruan autorësinë e krijuesit të tij kurse projekti ruan të drejtën e difuzimit pa kufizime.

Cdo video duhet të ketë të brendashkruar emrin e krijuesit, datën e krimit dhe një titull të shkurtër me jo më shumë se tre fjalë.

Projekti nuk ka të drejtë të ushtrojë asnjë censurë që mund të lidhet me modifikimin ose keqtrajtimin e cdo videoje.

 Të gjitha videot transmetohen pasi marrin pëlqimin e bordit etik, ndërsa vlerësimi për fituesit bëhet në fund të skadimit të afatit të thirrjes.

Shënim: Nëse keni një problematikë në dërgimin e videos, ju lutem shkruan në: medialook@yahoo.com

 

Comments 0

No comments found