Rreth Nesh

1- Reth nesh



Qendra Shqiptare MediaLook e cila drejton projektin “TikTok Corruption Albania” mbështetur financiarisht nga Ambasada Zvicerane, synon rritjen e lirisë së medias, fjalës së lirë, zhvillimin e gazetarisë investiguese, edukimin mediatik, komunikimin publik si dhe nxitjen e angazhimit qytetar në jetën publike përmes platformave tradicionale e te reja.
Organi më i rëndësisëm i projektit është Bordi i cili përbëhet nga tre anëtarë që çdo javë vlerësojnë krijimet e studentëve. Gjithashtu Bordi TikTok do të përzgjedhë dhe fituesit për tre thirrjet publike që shpallen në kuadër të këtij projekti, të cilët do të vlerësohet edhe në aspektin monetar.
Elvin Luku – Drejtues i projektit
Gazetar, studiues i komunikimit dhe drejtues i Qendrës Shqiptare MediaLook. Ka fituar gradën shkencore “Doktor” në Shkenca Komunikimi pranë Departamentit të Gazetarisë & Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Autor i librit Talk shoë: Para dhe pas ekranit. Pedagog dhe kërkues shkencor pranë Departamentit të Gazetarisë e Komunikimit – UT. Ai është gazetar me një karrierë mbi trembëdhjetëvjeçare në televizion, shtypin e shkruar dhe mediat online.
Artan Fuga – Këshilltar për strategjinë dhe etikën
Anëtar i Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Prof. dr. Artan Fuga është pedsagogi Sociologjisë, Filozofisë dhe Shkencave të Komunikimit pranë Departamentit të Gazetarisë & Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Pedagog dhe kërkues shkencor pranë IPAG, Francë. Autor i dhjetëra botimeve në fushën e filozofisë, sociologjisë e shkencave të komunikimit. Ndër botimet më të spikatura mbi median, politikën dhe opinionin publik, do të veçonim librin “Mediamorfozë dhe metakomunikim”.
Dorjana Daka – Kryeredaktore
Gazetare, eksperte komunikimi. Eshtë diplomuar në gjuhë e letërsi ruse dhe drejtësi në Universitetin e Tiranës. Përgjatë karrierës 25-vjeçare, në media, ka ushtruar detyrat e zëvendës/kryeredaktores së gazetës “Shqip”, ka qenë autore emisionesh dhe dokumentarësh në televizionet kryesore në Shqipëri dhe moderatore emisionesh. Si eksperte e medias ka ofruar konsulencë në projekte të Bankës Botërore, Bashkimit Europian dhe organizatave e institucioneve të tjera lokale dhe ndërkombëtare.
Erion Elezi – Webmaster
Zhvillues i portaleve online, programeve kompjuterike dhe dizajner. ErionElezi ka marrë gradën shkencore “Master” me kërkimin shkencor “Optimizimi i një ëebsite në motorët e kërkimit (SEO)”, pranë Departamentit të “Informatikës dhe Biznesit” në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Aktualisht ai punon si webmaster pranë televizionit me licencë kombëtare në transmetimet dixhitale, Vizion Plus.